TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2023, 19:48

U rizgjodh president i Turqisë, Rama uron Erdoganin 

Shkruar nga Pamfleti
U rizgjodh president i Turqisë, Rama uron Erdoganin 
Edi Rama dhe Recep Tayip Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka uruar Recep Tayip Erdoganin për fitoren e mandatit të tretë si president i Turqisë.

Urime për fitoren zoti president”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Po ashtu edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar homologun e tij turk për fitoren e tretë radhazi të mandatit. Ndër të tjera lideri shqiptar ka shtuar se do të vijojë partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes të dyja vendeve.

Pas fitores së presidentin turk Re@RTerdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej”, shkroi ai në Twitter.

Po ashtu edhe disa nga aleatët i kanë dërguar urimet e tyre Erdoganit. Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka uruar Erdoganin dhe popullin turk për “fitoren e tyre në zgjedhje”.

Urimet e tij i ka dërguar edhe kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibeh. Dbeibeh tha se “fitorja zgjedhore” e Erdoganit ishte një ripërtëritje e besimit të popullit turk në projektet dhe politikat e suksesshme të presidentit. Qeveria e Unitetit Kombëtar me bazë në Tripoli e Dbeibeh mbështetet nga Turqia kundër një qeverie rivale me bazë lindore.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Erdoganin “për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje”. Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Erdoganin, duke i thënë “suksese për mandatin e ri”.

Vëllai im i dashur, Recep Tayyip Erdogan, urime për fitoren tuaj”, shkroi ai në Twitter.

 

recep tayip erdogan

Lini një Përgjigje