Kryeministri Edi Rama i është përgjigju akuzave të opozitës për manipulim të votave.
Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, Edi Rama tha se PS nuk vodhi vota, por se opozita nuk kishte një alternativë më e mirë se ata.
"Shpjegimi është ai që kemi dëgjuar qysh në humbjen e parë që votat ishin të tyre por j'au rrëmbeu Tërmeti me mafian. Mjafton të shkosh në Kamëz dhe të vizitosh kopshtet, çerdhet, shkollat," tha ai.
Batutat e kryeministrit nuk munguan, kësaj radhe me një mesazh ndaj minoritetit grek.
"Mirë e kanë dhe unë gjtihmonë them: Kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë nuk di gjë fare se si është e vërteta. Minoriteti jo vetëm trajtohet mirë, por minoriteti pi nga dy nëna," tha ai.
Gjatë fjalës në takimin me qytetarët e Gjirokastrës, kryeministri i vendit u shpreh gjithashtu se pika e parë e programit të PS duhet të jetë “njerëzillëku dhe begenisja” ndaj qytetarëve.
Kryeministri Rama shprehet se bashkitë duhet të jenë më shumë të hapura për qytetarë që të dëgjojnë problemet që ata kanë.
Rama e nisi turin në Gjirokastër ku inspektoi punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin e Çerçizit.
Bashkë me të zgjedhurit në Gjirokastër, theksuan veçanërisht zhvillimin e turizmit.
Lini një Përgjigje