TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2023, 11:53

Vizita e Ramës në Lazarat, reagon ashpër Tritan Shehu: Krimineli u kthye në vendin e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Ramës në Lazarat, reagon ashpër Tritan Shehu: Krimineli

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar vizitën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Lazaratit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se Rama shkoi në Lazarat sot, ashtu si krimineli në vendin e krimit.

Sipas Shehut, Rama ishte në një godinë kur dikur shërbente si një shkollë, por që sot është braktisur për shkak të shpopullimit që ky regjim i ka bërë jo vetëm Lazaratit, por gjithë Shqipërisë.

Deputeti demokrat thekson se Rama u prit në Lazarat ashtu si ai e meriton, i braktisur nga të gjithë.

“Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethënës për bëmat e Qeverise se tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!

Ambientin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë regjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.

Për korrupsionin e regjimit, qe nuk heziton as para fatkeqësisë me te thelle, që ai vete ka krijuar për qytetarët”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu.


Reagimi i Tritan Shehut:

 

rama lazarat tritan shehu

Lini një Përgjigje