
Lulzim Basha duket se nuk është penduar që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD. Në një takim sot me të rinjtë në Shkodër, Basha tha se i dha kohë Berishës që ta ndërmerrte vetë atë hap, por tani e ka kuptuar se ai kurrë nuk kishte ndërmend të largohej. Për këtë arsye ai tha se nëse do kthehej mbrapsht, do e kishte përjashtuar menjëherë pas vendimit të SHBA që e shpalli “non grata”.
“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja. U ulëm dhe i thash nuk mundet që k problem të marrë me vete PD, dhe reagimi i tij ishte që s’do marr PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dh eja ku jemi, përtej harku kohor. Në shtator vendimi do ishte ai, ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, nuk mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. S’mund të vijë në pushtet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe,. Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha Basha.
Lini një Përgjigje