TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2023, 17:55

Shtohen zërat kundër Berishës, edhe Tabaku i tregon derën: Koha të tërhiqet, boll hodhëm baltë ndaj njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti
Shtohen zërat kundër Berishës, edhe Tabaku i tregon derën:
Jorida Tabaku dhe Sali Berisha në Kuvend

Tabaku flitet se mund të marrë drejtimin e partisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe sinjalet janë të qarta se nuk ka ndryshim kursi...

Shtohen zërat kundër Sali Berishës. Pas humbjes së zgjedhje, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë kërkuar hapur largimin e tij, por duket se në të njëjtën linjë është edhe Jorida Tabaku. Kjo e fundit flitet se mund të marrë drejtimin e partisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe sinjalet janë të qarta se nuk ka ndryshim kursi.

Tabaku tha në një emision se ka ardhur koha që Berisha të ikë. Sipas saj, ai premtoi se do fitonte zgjedhjet dhe do ruante votën, por më 14 maj nuk e arriti një gjë të tillë.

“Ndonëse tha do ruajmë votën dhe do fitojmë. Këto nuk ndodhën. Besoj se duhet marrë një vendim për tu tërhequr. Unë kam folur me shumë kolegë dhe të gjithë ndajmë mendimin dhe PD duhet të ndryshojë dhe kjo përfshin dhe mënyrën se si kanë shkuar gjërat 1 vit e gjysmë. Përfshirë fjalorin dhe llumin që i është hedhur secilit prej nesh këto vite”, tha ajo.  

Sa i takon disfatës në zgjedhje, Tabaku tha se duhet parë dhe nga vetja. Berisha shprehet se zgjedhjet u vodhën, por për Tabakun ai nuk ofroi alternativë.  Ajo shtoi se PD duhet të hapet e të ringrihet, pas votat që morën nga demokratët tregojnë që ato janë aty për t’i mbështetur.

Kam qenë ndër të parat që ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve. Kam thënë që për këtë rezultat duhet të shohim nga vetja dhe të kuptojmë se përse PD ka të njëjtën pamje në hartë si në një palë zgjedhje që ne nuk morëm pjesë fare. Besoj që kushdo e ka parë me trishtim e një sens përgjegjshmërie se ç’duhet të bëjmë që kjo të mos përsëritet në 2025 dhe të mos përsërisim gabimet e së shkuarës.

Kishte edhe mungesë alternative që na solli në këtë rezultat. Ishte gjuha ajo që na ndaloi të kishim një bashkim e të dilnim me një kandidat të vetëm. Shkodra ishte rast i veçantë sepse nuk kishte kandidat nga pala tjetër. Duhet ta shohim si refuzim për të votuar alternativën e opozitës”, tha Tabaku.

Sa i takon rikthimit të Bashës, ajo refuzoi të komentojë. Tabaku tha se ende nuk ka një qëndrim prej tij nëse kërkon kreun e PD.

tabaku berisha

Lini një Përgjigje