
Lulzim Basha duket se po jep sinjale të shumta se po rikthehet në politikën aktive. Sot pasdite ai u ndal në Shkodër, ku pati një tjetër takim me të rinjtë dhe nuk kurseu sulmet ndaj Sali Berishës.
Basha përmendi si rast humbjen e Shkodrës, duke ja faturuar përgjegjësinë Berishës.
“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh”, tha ai.
Më tej Lulzim Basha u pyet se përse u rikthye në politikë aktive pas më shumë se një viti mungesë. Basha tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe këtë veprim e bëri me qëllim që të kishte reflektim nga Sali Berishës. Basha u shpreh se Berisha gjatë kësaj kohe e ka thelluar akoma dhe më shumë krizën në PD. Nga ana tjetër ai paralajmëroi se do të marrë përgjegjësitë që i takojnë duke dhënë një tjetër sinjal se ndoshta do të kërkojë kreun e PD.
“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Ca ndodhi? Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore, sprova është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.
Basha u shpreh se Berisha po e sulmon atë më gjuhën e Ramës. Sipas tij, deri dje ai i qëndronte në krah, por kur u mor vendimi i përjashtimit nga grupi ju kthye kundër. Ish-kreu i PD tregoi se nuk ka asnjë pendesë për vendimin që mori kundër ish-kryeministrit.
Lini një Përgjigje