TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2023, 11:31

Basha vijon takimet dhe jep tjetër sinjal rikthimi: PD nuk mund të mbetet peng i halleve të Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Basha vijon takimet dhe jep tjetër sinjal rikthimi: PD nuk mund të
Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigjur sulmeve të Sali Berishës, ku tha se nuk do të behet kurrë pjesë e baltosjes. Në një takim të zhvilluar me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë, Basha është shprehur se PD s’mund të mbetet peng i hallit të Sali Berishës.

Teksa dha një sinjal rikthimi në krye të PD, Basha u shpreh se do t’i përqendrojë të gjitha energjitë e tij tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve.

Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike. Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit. Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët. Prandaj e ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha në Facebook.

Ky reagim i Bashës vjen pas disa sulmeve radhazi të Berishës ndaj tij. Berisha në një intervistë është shprehur se Basha është vegël e Ramës dhe prandaj kërkon rikthimin.

Ai është një vegël e Ramës dhe kaq. Atë do e përdorë 100 për qind. Por le ta përdorë sa të dojë se është histori tjetër. Unë kam fokus mbrojtjen e votës dhe jo Bashën. Ai është me Ramën, nuk ka diskutim. Unë do punoj fort për t’i dhënë përgjigjen e merituar Ramës për të gjitha këto. Për industrinë e blerjes së votës. Për makinerinë e frikësimit të qytetarëve”, ka deklaruar Berisha. 

Lini një Përgjigje