TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2024, 14:04

U largua nga Grupi i PD, flet Alibeaj: Nuk mund të zvarritem për një karrige deputeti

Shkruar nga Pamfleti


 U largua nga Grupi i PD, flet Alibeaj: Nuk mund të zvarritem për

Enkelejd Alibeaj, ka folur rreth largimit tw tij nga grupi i Partisw demokratike. Ai u shpreh se vendimi i tij për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti.

Ai e quajti tashmë Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës.

“Largimi nga grupi i PD është vijim logjik, moral i qëndrimit që unë kam mbajtur gjatë gjithë kohës. Unë kam qenë gjatë gjithë kohës kundër Berishizmit në PD, e kam konsideruar atë si plagën më të rëndë, e kam parë atë si shkakun se përse PD gjithmonë e më tepër ka rënë dhe nuk është më një ofertë për shqiptarët dhe prandaj humb. Situata ka qenë e rënduar në këto 3 vite, ndaj asgjë nuk ka ndryshuar në pozicionin tim.

Doja të jepja edhe sinjalin tjetër se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Kjo është plaga më e rëndë që ka kapluar atë që quhet Partia Demokratike, një pronë private e Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj për "A2Cnn".

Lini një Përgjigje