
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, tha se aktualisht është drejtues politik në Shkodër si nënkryetar i partisë.
Ai u shpreh se detyrat politike përcaktohen nga vendimmarrja e partive teksa shtoi se, edhe pse është nga Elbasani, Boçi është i gatshëm të shërbejë kudo që është e nevojshme.
“Unë tani drejtues politik jam në Shkodër në cilësinë e nënkryetarit të partisë dhe pjesa tjetër është pjesa që vjen pas miratimit të kodit zgjedhor. Janë gjëra që partitë politike i zgjedhin me vendimmarrjen e saj. Në politikë nuk zgjedh mbart. Unë jam nga Elbasani dhe kjo mund të jetë indicie, por në politikë ka detyra. Unë duhet të jem i pari që duhet të jap shembullin që unë zbatoj detyrën dhe urdhrin politik, por shërbimi im do të jetë dhe për Elbasanin po dhe për të gjitha qarqet”, tha ai për “Euronews Albania”.
Boçi theksoi se lideri i vetëm i Partisë Demokratike është Berisha. Sipas tij, i vetmi që mund ta mundë Ramën në zgjedhje është ish-kryeministri Berisha.
“Fakt është që Berisha ka marrë besimin e demokratëve dhe ka marrë mandatin e tij për të drejtuar Partinë Demokratike dhe ne duhet t’i bindemi këtij fakti. Sikurse dikush është në një pozicion tjetër dhe ka marrë mandat për të drejtuar dhe përballë Ramës në zgjedhje do të jetë Berisha dhe ai ka thënë që çështja e kryeministrit mund të zgjidhet dhe me referendum. Figurat nuk janë përbashkuese vetëm një. Figurat përbashkuese janë dhe lidershipi i një force politike, në këtë rast lidershipi i PD. I vetmi person që mund ta mundë Ramën në zgjedhje është zoti Berisha”, u shpreh Boçi.
Lini një Përgjigje