
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, nismat e së cilës u rrëzuan nga shumica socialiste u shpreh se është dakord me aksionin opozitar, por në momentin që u pyet për rrugën që po ndiqet, tha se secili ka mënyrën e tij për të shprehur revoltën.
“Opozita në parlament kaq hapësirë ka, të propozojë ligje. Por në momentin kur puna 1 vjecare përfunton me rrëzimin e çdo nisme të ndërmarrë unë besoj se jemi në limitet parlamentare.
Në 8 dhjetor të vitit të kaluar unë kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore. Ka një vit që fle atje në sirtar por nuk kanë marrë asnjë masë për ta miratuar. Projektligji është shumë i mirë, por puna për të ngritur komisionet hetimore nuk duhet bllokuar.Sot fokusi duhet të jetë një reflektim për fushat që prezantoi progres-raporti i KE, nuk kemi përmirësim në asnjë fushë”- tha Tabaku.
Sa i takon sjelljes së deputetëve mbështetës të Berishës të cilët kanë hedhur tymuese në Kuvend dhe kanë bllokuar seancat e fundit parlamentare, Tabaku tha se secili ka mënyrën e vetë të shprehjes së revoltës.
“Unë besoj se progres raporti ne na dha të drejtë se shqetësimet për komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës. Pastaj secili ka mënyrën e tij sesi e shpreh revoltën”- shtoi Tabaku.
Lini një Përgjigje