TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 13:18

Tubimi para kryesisë së Kuvendit, Bardhi dhe deputetët e PD-së bojkotojnë Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi para kryesisë së Kuvendit, Bardhi dhe deputetët e

Protesta e Sali Berishës para Kuvendit duket se është bojkotuar dhe nga deputetët e PD-së.

Të cilët edhe kanë “djegur” Kuvendin për të bllokuar apo mënjanuar situatën.

Edhe pse kanë firmosur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar procedimin e Sali Berishës, ata deputetë, me në krye Gazment Bardhin kanë bojkotuar protestën e sotme.

Ky grup gjithashtu nuk mori pjesë edhe në Kuvendin që mbajti Berisha pak javë më parë.

Ndërsa në protestën e Berishës morën pjesë vajza e tij Argita Malltezi, Petrit Vasili, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Deputetët bërën thirrje për protesta dhe të vendoset drejtësia.

Ish kryeministri Sali Berisha gjithashtu bëri të ditur se do të bëjnë protesta çdo të enjte ku dhe tha se ky është fillimi për të rrëzuar ‘regjimin komunist’ dhe pse ka pak pranë mbështes pas vetes.

Deputetët e PD-së të cilët edhe pse kanë djegur Kuvendin për të bllokuar apo mënjanuar situatën. Ata kanë firmosur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të ndaluar procedimin e Sali Berishës, por po ata deputetë, me në krye Gaz Bardhin kanë bojkotuar protestën e sotme.

Ky nuk është bojkoti i parë i aktivitetit politik të foltores, pasi ky grup nuk mori pjesë edhe në Kuvendin që mbajti Berisha pak javë më parë.

protesta sali berishës kërkesa spak bojkotim gazment bardhi

Lini një Përgjigje