TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 21:01

Tjetër emër në rrjetën e dekriminalizimit, PS: Kandidati i Berishës në Shijak, i dëbuar nga Zvicra për posedim droge

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër emër në rrjetën e dekriminalizimit, PS: Kandidati i

Tjetër kandidat në zgjedhjet e 14 majti duket se ka rënë në rrjetën e dekriminalizmit. Pas Kreshnik Hajdarit të Kuçovës që rezulton i dënuar në Greqi, duket se problem ka dhe kandidati i Berishës në Shijak.

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin në KQZ, të kandidatit Rezeart Tusha, me argumentin se ky i fundit është dëbuar nga Zvicra në 1997 për posedim të lëndëve narkotike. Në letrën që është firmosur nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës.

Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.

shijak dekriminalizimi rezart tusha

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje