
Audrey Glover do të jetë shefe e misionit të ODIHR-it që do të monitorojë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bëhet fjalë për një emër mjaft të njohur. Ajo ka drejtuar ekipin e monitorimit në 4 palë zgjedhje, përfshirë dhe ato të 2019.
Glover ka qenë shefe e misionit të ODIHR në zgjedhjet e vitit 1996, dhe asokohe raporti përfundimtar i ODIHR u shoqërua me akuza të ashpra nga Sali Berisha. Që në atë kohë ajo njihet si “armikja” e Berishë.
Por në zgjedhjet e 2019, ishte Ilir Meta ai që e ngriti në qiell. President i asaj kohe vetëm e lavdëronte zonjën Glover për raportin e monitorimit.
Lini një Përgjigje