TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 09:55

Thirrja e Ramës: Ata që nuk votojnë në 11 maj për PS-në, më mirë të rrinë në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e Ramës: Ata që nuk votojnë në 11 maj për

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, iu rikthye thirrjeve që qytetarët më mirë të mos votojnë se sa t’I çojnë votat e tyre në kënetë, sikundër ai cilëson koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që drejtohet nga Sali Berisha.

“Me mend në kokë në datën 11. Takimi me historinë kërkon që të mblidhemi të gjithë te 5, te PS. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim le ta vërë te një nga kandidatët e listës preferenciale, një votë aty se ua kemi dhënë të gjitha qarqeve grupet dhe skuadrat, mundësitë që i duan të djathtë, të majtë, gra, vajza e djem, nga zona e tyre, nga zona pranë, si t'i duan. i kanë të gjitha zgjedhjet. Nëse pastaj as këtë s'e bëjnë dot, të mos shkojnë në kënetë por të rrinë në shtëpi”, tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se nuk është higjienike që qytetarët të votojnë për kënetën. 

Një ndjekës, i cili i kërkoi që të largohet me nder dhe t’i lërë vendin të rinjve Rama iu përgjigj: “këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord.”

Duke iu përgjigjur një komentuesje që e kritikonte, Rama tha se nëse nuk do të votojë për PS, më mirë të mos votojë fare sesa të hedhë votën për kënetën pasi sipas tij nuk është higjienike nga pikëpamja politike, qytetare dhe kombëtare. 

“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS dhe voton bashkë me shumicën për Shqipërinë në BE, mos voto fare. Të paktën mos shko të hidhesh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike, qytetare dhe kombëtare. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”, tha kreu i qeverisë.

Lini një Përgjigje