
Kryeministri Edi Rama ka bahskëbiseduar me qytetarët në rubrikën "Sy m'Sy". Ndërsa na ndajnë vetëm pak dtë nga zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se është i pakënaqur me disa gjëra në qeverisjen e tij.
Ai theksoi se është ambicioz për t'i përmirësuar gjërat.
Ndër të tjera ai ka ironizuar edhe kreun e opozitës duke përdor si disfavor moshën.
"Unë jam vetë shumë i pakënaqur në shumë gjëra dhe jam ambicioz për ti bërë gjërat më mirë. Shqiptarët e shohin ndryshimin. Shqipëria nuk konsiderohet më një vend pa asnjë vlerë, ka ndodhur rivendosja e identitetit shqiptar në vendin që i takon në sytë e të tjerëve.
Sot jemi të ulur në tryezën e krushqisë me familjen e madhe të bashkuar europiane. Shqiptarët janë të qartë, pjesa tjetër ka nevojë të hapë sytë, të shohin realitetin, të shikosh kritikosh ato që nuk shkojnë, nuk jeni të detyruar të aprovoni atë që them dhe bëj unë, por ama në asnjë mënyrë me një politikan të lashtë, të dëshpëruar dhe të pashpresë.
Ka thënë bukur një komentator: Ne duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është ai katrani me bojë dhe jo te kujdesen pleqtë për ne", u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje