TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 07:14

Denoncimi i Bashës: Kapëm në flagrancë dy zyrtarë duke blerë vota, SPAK të hetojë

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Bashës: Kapëm në flagrancë dy zyrtarë duke

Lulzim Basha nga koalicioni Euroatlantikët përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar një rast të blerjes së votave në Qarkun e Lezhës.

Basha pretendon se Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, së bashku me drejtorin e KESH-it, janë kapur në flagrancë nga kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eduart Ndocaj, në përpjekje për blerje votash në Lezhë.

“I bëj thirrje SPAK të marrë menjëherë në dorë këtë çështje dhe të çojë para drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e tyre.

Kam dhe një kërkesë për këta patronazh-sondazhistët, ti zbresin votat nga llogaritjet e parapërgatitura”, shkruan Basha në rrjetin social.

Ai e bëri denoncimin rreth mesnatës së të hënës, ndërsa ende nuk ka një reagim nga institucionet ligjzbatuese.

 

Lini një Përgjigje