TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 22:05

“Bashës i bënë gjëmën për 500 mijë dollarë”, Rama për lobimin e Berishës: Do të kthehet në bumerang për PD-në

Shkruar nga Pamfleti

“Bashës i bënë gjëmën për 500 mijë

Kryeministri Edi Rama thotë se lobimi i PD-së në SHBA do të prodhojë kosto politike për vetë partinë. Rama u shpreh se kjo kontratë do të kthehet në bumerang për PD-në në SHBA.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama tha se Bashës iu bë gjëma për një lobim shumëfish më të vogël.

Është një shumë marramendëse. 6 milionë dollarë janë shumë. Lulit për 500 mijë iu bë gjithë ajo gurgule. 6 milion! Çfarë do me thënë? Dalin ca patriotë që vendosin të ndihmojnë PS dhe japin 6 milion? Blendi Klosi firmos po unë nuk kam lidhje?

Ajo kontratë do të jetë një bumerang i madh jo vetëm këtu por edhe në SHBA. Politikisht them se ligjërisht nuk e di. Në Shqipëri, ligjërisht ajo është 100% e paligjshme. Ti nuk ke të drejtë të marrësh donacione përtej një shume të përcaktuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje