TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 20:38

"9 mijë euro metri tek kulla e Zenit", Evi Kokalari ironizon Shkëlzen Berishën: Do nxjerrin 6 milionët e SHBA-së

Shkruar nga Pamfleti

"9 mijë euro metri tek kulla e Zenit", Evi Kokalari ironizon

Aktivistja Evi Kokalari ka ironizuar Shkëlzen Berishën duke thënë se tek kulla që po ndërton ky i fundit në Tiranë kushton 9 mijë euro metri katror. Bëhet fjalë për ndërtesën ‘Mali i Tiranës’ nga ku Kokalari pretendon në postimin e saj se është e Shkëlzen Berishës, djalit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Edhe pse pallati është ende në gropë, Evi Kokalari shprehet se mesa duket Berisha po përpiqet të nxjerrë 6 milionë dollarët e kontratës së lobimit të PD në SHBA.

“Tek Kulla e Malit, kërkojnë 9000€/m2. Shqipëria Madhështore duhet të nxjerrë $6 millionshin me sa duket”, shkruan Kokalari.

Në postimin e Kokalarit ka komentuar edhe kandidati i ‘Djathtas për Zhvillim’ në Qarkun e Vlorës, Edvin Kulluri i cili shkruan: "A ka ulje Evi Kokalari? Nëse kemi ndonjë shok lobist sa na e ulin çmimin për një apartament 3+1?"

Aktivistja Kokalari duket se nuk ka ndërmend të ndalet me sulmet ndaj familjes Berisha, ndërsa më herët  ka deklaruar se qëllimi i saj është të shkatërrojë Sali Berishën.

Kokalari është shprehur se paratë e lobimit të PD në SHBA janë të dyshimta ndërsa ka theksuar se gjithçka bëhet për interesin e familjes Berisha.

Lini një Përgjigje