TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2025, 22:57

Siguria në shkolla, Rama: Të gjitha klasat do të jenë nën monitorim total me kamera!

Shkruar nga Pamfleti

Siguria në shkolla, Rama: Të gjitha klasat do të jenë

Kryeministri Rama thotë se qeveria ka finalizuar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë në shkolla.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rama tha se i njëjti shërbim me kamera sigurie do të shtrihet edhe në rrugët kryesore.

“Ky është problem botëror. Rasti i Martin Canit mori përmasa të mëdha sepse është e tmerrshme që një fëmijë të humbasë jetën në një përleshje mes moshatarësh. Por vrasjet me thika në këtë moshë janë bërë një problem i përbotshëm. Ne kemi bërë një projekt bashkë me qeverinë e Emirateve të vendosim nën monitorim total me kamera të gjithë shkollat. Ai program ka dhënë rezultate fantastike kundër bullizmit. Është një program i bazuar në transparencë mes shkollës, prindit dhe nxënësit. Ka rezultate fantastik. Kemi bërë marrëveshjen, kemi marrë financimin dhe fillon së shpejt. Do të kemi edhe rrugët kryesore, të gjitha me kamera sigurie”, tha Rama.

Lini një Përgjigje