TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 08:58

Rama thirrje emigrantëve: Mos e lini votën për ditën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Rama thirrje emigrantëve: Mos e lini votën për ditën e

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve me të drejtë vote të Diasporës, që të mbështesin me vota Partinë Socialiste. Ndërsa sot është afati i fundit që emigrantët mund të dërgojnë votat e tyre, Rama tha se ajo çka do të mbjellim më 11 maj, përcakton edhe atë që do të korrim.

“Më 11 maj do të afirmojmë përkatësinë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 Majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj.

Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi një Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re.

Për ju që jeni në Greqi do të vijë për ne dhe për ju një pasaportë e re, pasaporta e qytetarit evropian, pasaporta kuq e zi. Vota për ata që janë regjistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 përqind e zarfeve.

Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë. Mos e lini për ditën e fundit.

Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje