TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 21:29

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, na provokoi me fjalimin e ’Diellës’

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në parlament, Berisha: Rama pa moral, na provokoi me fjalimin e

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për tensionet në parlament paraditen e së enjtes. Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar, pasi sipas tij,  provokoi opozitën me ministren Diella.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha tha se kurrsesi Diella nuk mund të jetë ministre pasi është në shkelje të Kushtetutës.

“Sot në parlament ka ndodhur akti më i rëndë që nga dita e themelimit të parlamentit pluralist në Shqipëri. Sot në dhunimin më flagrant të kushtetutës të gërmës dhe frymës së saj. Procesi më i rëndësishëm parlamentar që është miratimi i programit dhe votëbesimi qeveritar. Sot nisi me një përdhunim dhe dhunim flagrant të turpshëm të kushtetutës.

Sot një njeri që nuk ka asnjë parim për shkak të zhytjes së tij në krime më të rëndë, u paraqit në parlament ministren virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në kushtetutën e Shqipërisë , këshilli i ministrave, kryeministri dhe ministrat janë element të kushtetutës dhe tani të pretendosh se me dëshirën e një.. nuk dua të prish gojën se meriton çdo epitet dhe me një president vasal shpall një ministër një avatar. Diella, ministre.. jo jo.. dekreti thotë ministre Diella. Është ministre, Diella është ministre”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje