TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2025, 21:24

Dokumenti/ Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet kërkesa për shkrimin e kryebashkiakut

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti/ Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet
Këshilli Bashkiak Tiranë

Dikur e duartrokisnin, sot Këshilltarët e Tiranës i kthejnë shpinën Veliajt...  

Anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk kanë humbur kohë për të nisur procedurat e shkarkimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj. Pas urdhrit të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së dhe mbledhjes në selinë rozë, këshilltarët socialistë kanë depozituar sot kërkesën zyrtare për shkarkimin e Veliajt. Një lëvizje e shpejtë dhe e orkestruar politikisht, e cila shihet si përpjekje për të eliminuar politikisht Veliajn.

Në relacionin e dorëzuar, si arsye zyrtare jepet mungesa e kryebashkiakut në detyrë prej datës 10 shkurt 2025 për shkak të arrestit.

"Nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjendje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës", thuhet aty.

Dokumenti/ Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet

Por pas këtij formalizmi ligjor, qëndron një e vërtetë e qartë: Rama dhe grupi i tij politik po përdorin Këshillin Bashkiak për të zhbërë vullnetin e qytetarëve të Tiranës që e zgjodhën Veliajn me votë. Edhe vetë socialistët e pranojnë në dokument se kjo nuk nënkupton njohje të akuzave penale ndaj kryebashkiakut, por thjesht një vendim i imponuar nga logjika e interesit të ngushtë politik.

Dokumenti/ Rama nxiton të rrëzojë Veliajn, dorëzohet

Ky zhvillim ngre pikëpyetje të mëdha mbi parimin e mandatit të dhënë nga populli. Veliaj është ende i zgjedhuri i shumicës së qytetarëve të kryeqytetit, ndërsa shkarkimi i tij në mes të mandatit duket më shumë si një goditje politike sesa si një domosdoshmëri administrative.

Kërkesa do të shqyrtohet të martën, më 23 shtator, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ndërkohë vetë Veliaj ka paralajmëruar se do të shkojë në Kushtetuese, duke hapur një front të ri lufte.

Relacioni

Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: ‘Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’.

Në kërkesën e sipërcituar, nënvizohet fakti se nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjendje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës.

Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta. Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar.

Sa më sipër, lutemi në shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektakti.

Lini një Përgjigje