TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2023, 11:24

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama “zbarkon” nesër në Bruksel; takim me presidentin e KE

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama “zbarkon” nesër në

Kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Dy ditë më parë në një konferencë për mediat, teksa Rama kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, gjithashtu bëri me dije se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderve europianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë patur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arritur marrëdhëniet dy palëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë fjalës së tij ku theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikonmarrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planfikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

Gjatë konferencës Rama theksoi se marrëdhëniet kthehen në pikën 0 dhe se i vetmi komunikim në çdo nivel me Serbinë do të jetë për lirimin e tre policëve. Kryeministri Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për ndalim tregtie apo kamionësh, por për marrëdhënien e komunikimit ndërmjet dy shteteve.

“Këtu nuk bëhet fjalë për prishje të marrëdhënieve diplomatike, por marrëdhënie që kthehen në një pikë 0, këtu nuk ka marrëdhënie. Çdo komunikim me Serbinë do të jetë 'lironi 3 policët'. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni”, tha Rama.

Duke kërkuar lirimin e 3 policëve të Kosovës, kryeministri Rama e quajti si të pajustifikueshme e të papranueshme mbajtjen peng të 3 efektivëve dhe nënvizoi më tej se kjo është një lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë. Ai shtoi se pa liruar tre efektivët, nuk mund të flitet për një përshkallëzim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të mbahen peng 3 njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë krim. Kjo tregon se Serbia duhet të angazhohet më seriozisht. Kjo nuk është se janë tre policë shqiptarë por janë tre njerëz që mbahen peng atje nga një shtet”, u shpreh Rama.

rama bruksel charles michel

Lini një Përgjigje