TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 17:48

“SPAK kontrollohet nga kryeministri”/ Rama tenton të lajë duart për akuzat e opozitës: Nuk kemi punë me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK kontrollohet nga kryeministri”/ Rama tenton të lajë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga opozita, se Partia Socialiste kontrollon drejtësinë e re. Kreu i qeverisë tha se nëse do të donin të kontrollonin drejtësinë, nuk do ta reformonin atë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Rama tha se SPAK ka mbështetjen e plotë të mazhornacës, teksa theksoi se ka vetëm një kërkesë për Prokurorinë e Posaçme. Ai theksoi se i ka kërkuar që proceset hetimore të jenë të thella e të pandikuara.

Po të donim ne të kontrollonim drejtësinë nuk e reformonim. Po të donim ne të mbanim drejtësinë e kapur, të pranoja që në krye të SPAK të ishte një njeri i ndershëm apo një tjetër njeri i ndershëm, njerëz të ndershëm, minimumi jetik. E vetmja gjë që kam kërkuar dhe insistoj është që raporti me institucionet të jetë korrekt dhe proceset hetimore të jenë të thella e të pandikuara e çdo njeri nuk duhet të trajtohet siperson i nevojshëm për proces. Ky ka qenë e vetmja kërkesë. Pjesa tjetër nuk është fare puna jonë. Ata dinë ata e bëjnë", tha Rama.

dumani

Lini një Përgjigje