TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 11:52

SPAK “harron” dosjen me 26 milionë Euro korrupsion të Rakip Sulit të Kamzës

Shkruar nga Pamfleti
SPAK “harron” dosjen me 26 milionë Euro korrupsion të
Rakip Suli /

Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë sqarim, por burime konfidenciale nga BKH, thanë për “Pamfleti”-n, se urdhri për të ndaluar hetimet, u dha pasi në vjedhjet me tenderët e ri-ndërtimit, të rrugëve, ujësjellësit e shkollave të Kamzës, u zbulua se janë të përfshirë zyrtarë qendrorë të PS si dhe ministra...

Para një jave, SPAK dhe Gjykata e Posaçme pezulluan nga detyra e Prefektes së Fierit, ish-krye bashkiaken e Patosit Rajmonda Balilaj dhe 6 vartës të saj, për korrupsion me tenderët e Bashkisë, po kështu janë marrë të pandehur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla; krye bashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi dhe krye bashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi për abuzime me tenderët.

Mbrëmjen e të mërkurës, SPAK e GJKKO arrestuan Drejtorin e Përgjithshëm të  Rrugëve, Evis Berberi, për pastrim parash dhe abuzim, favorizim, falsifikim e korrupsion me tenderët.

I përmendën këto raste, mbasi janë të njëjta me kallëzimet penale, që SPAK ka për Kryetarin Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli; i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e rrugëve, me fondet e ri-ndërtimit, të ujësjellësit, objekteve arsimore, falsifikime dhe klientelizëm në garat e tenderëve

Por prej 1 viti, SPAK e ka lënë stok, dosjen për korrupsionin dhe vjedhjet e krye bashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, duke ndërprerë hetimin që bëhej nga agjentët e BKH, të cilët prej 6 muajsh nuk po hetojnë më për dosjen “Suli” me vlerë totale dëmi korrupsioni 26 milionë Euro.

Për këtë bllokim hetimesh, SPAK nuk ka dhënë asnjë sqarim; por burime konfidenciale nga BKH, thanë për “Pamfleti”-n, se urdhri u dha, pasi në vjedhjet me tenderët e ri-ndërtimit, të rrugëve e shkollave të Kamzës, u zbulua se janë të përfshirë zyrtarë qendrorë të PS (Nikolla, Agaçi, Çuçi) si dhe ministret Balluku e Manastirliu.

Hetimi ndaj krye bashkiakut të Kamzës, Rakip Suli filloi në shkurt 2023, dhe ai është thirrur për herë të parë në SPAK, në datën 3 maj, që i bie 11 ditë para zgjedhjeve lokale kur mori mandatin e dytë, për të cilin ka 2 kallëzime të tjera penale.

Mbajta e fshehtë e thirrjes së Rakip Sulit në SPAK dhe mos publikimi, nuk është harresë e sekretarisë, por ka qenë fshehje e urdhëruar nga Babloku, për të mos humbur Bashkinë e Kamzës, që është bashki me buxhet e të ardhura të mëdha pas Tiranës, Durrësit, Korçës, Fierit e Elbasanit.

Për herë të dytë, Rakip Suli është thirrur në SPAK më 3 korrik 2023, por përsëri fshehurazi, ndërsa më 6 nëntor u njoftuan mediat për thirrjen e tij, kur Rakip Suli pas daljes nga SPAK, tha: - Jam shumë i gëzuar, që erdhi dita kur zyrtarët japin llogari para SPAK-ut që krijoi Edi Rama e PS”.

Pas dy ditësh, më 8 nëntor 2023, Rakip Suli u thirr përsëri në SPAK publikisht; por pas daljes, ai tha se ishte pyetur si person që ka dijeni, kur tenderët e Kamzës i bën, i ndanë te firmat dhe i firmosë ai si kryetar bashkie, prandaj është kallëzuar penalisht.

Madje në dosjen penale të Rakip Sulit, është dhe një provë tjetër vjedhjeje: Ai nuk u ka marrë firmave të ndërtimit për llogari të Bashkisë së Kamzës, 3% të objekteve për banesa sociale, që sipas lejeve e sipërfaqeve të ndërtimit, janë 3600 m2 sipërfaqe që nuk i ka marrë bashkia.

Lënia në harresë e dosjes penale të krye hajdutit të Bashkisë- Kamëz, Rakip Suli, nuk është “gabim njerëzor”, por urdhër politik./Pamfleti

rakip suli dosja e korrupsionit kamza spak

Lini një Përgjigje