TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 08:14

Festa e Ditës së Verës, Rama anulon vizitën në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Festa e Ditës së Verës, Rama anulon vizitën në Elbasan
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në kryeqytetin e festës së Ditës së Verës, Elbasan.

Ai ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij vetëm me një foto nga Elbasani.

Në një postim në Facebook kreu i qeverisë, uron për një pranverë të bukur.

“Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur”, shkruan Rama krahas fotos.

A2 CNN shkruan se kryeministri Rama anuloi vizitën e tij në qytetin e Elbasanit, në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.

Për kryeministrin Rama ishin planifikuar gjatë ditës së sotme dy orë qëndrimi në Elbasan.

Kreu i qeverisë do të merrte pjesë në disa aktivitete të organizuara në sheshe dhe parqet e qytetit për ta mbyllur takimin në një kafe me artistët elbasanas. Ndërsa në orën 12:00 do të largohej nga qyteti.

dita e verës elbasan rama

Lini një Përgjigje