Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi.
Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri thekson se arrestimi i Berberit është amnisti për Gjiknurin, Ballukun dhe Ramën.
'Rrugët e florinjta të lëna rrugëve, arrestimi i Berberit, amnisti për Gjiknurin, Ballukun dhe Ramën!
Rrugët kanë rezultuar një minierë ari për Rilindjen, teksa ndonëse asnjë aks i rëndësishëm nuk ka përfunduar, shqiptarët kanë paguar për rrugët më shumë se asnjë vend në Evropë.Në dy vjet, 31 zyrtarë të arrestuar në Sarandë, vetëm gjysma bëri disa muaj burg
Ervis Berberi në krye të ARRSH ka kryer gjenocid mbi fondet publike me bekimin e ministrave të linjës, Gjiknuri dhe Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama.
Ervis Berberi është shëmbylltyra e sektit të Rilindjes, teksa në postin e drejtorit i ka kaluar miliona euro kompanive të tij.
Si në asnjë vend të botës në Shqipëri ka shkuar deri ne 26 milionë euro kilometri i një rruge.Ervis Berberi është një marionetë e Ballukut, Gjiknurit dhe Ramës, ndaj arrestimi i tij është amnisti për ta. SPAK duhet të shkojë tek përfituesit e vërtetë të vjedhjes së shqiptarëve.', shkruan ai.
Lini një Përgjigje