
Deputeti demokrat, Dashnor Sula u shpreh se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është i pakorruptueshëm dhe se ai edhe nënën e vet e fut në burg.
Në një intervistë për emisionin “Drejt” në “OraNews”, Sula argumentoi se fakti që ai kërcënohet dhe nga krimi dhe nga politika, sipas tij, tregon se ai është në rrugë të drejtë.
“SPAK e ka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, ka elementë që janë pranë mazhorancës dhe kanë ndikime, por pjesa më e madhe. Altin Dumani është i pakorruptueshëm. Ai edhe nënën e vet e fut në burg.
Fakti që krimi dhe politike bën kërcënime, do të thotë se janë në rrugën e duhur. E kanë gjetur deri në gjermani një prokuror bandat për ta kërcënuar. Krimi dhe aktorë të fortë të politikës po mbahen me thonj dhe nuk do t’i shihni më në 5 vitet e ardhshme”, tha ai.
Lini një Përgjigje