
Ish kryeministri, Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka akuzuar qeverinë se po shkelmon interesat e shqiptarëve.
Berisha tha se prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narko-euron, duke konvertuar në monedhë evropiane në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit. Gjë që sipas tij ka dëmtuar buxhetet e familjeve shqiptare.
“Në qoftë se bëjmë një analizë të shkurtër, interesat e shqiptarëve shkelmohen sot nga ky regjim në mënyrën më të pamëshirë. Interesat individuale të qytetarëve shqiptarë shkelmohen nga regjimi i Edi Ramës në mënyrën më të pamëshirë. Miqtë e mi, prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narkoeuron, monedhën evropiane të konvertuar në monedhë të konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit. Nga droga dhe trafiqet, monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri.
Rrëzohet këtu monedha e dytë më e fuqishme e planetit. Mirëpo me këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari. 15 për qind janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit. Me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës. Por mos harroni se në vit, emigracioni dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliard euro. Secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 për qind të vlerës për shkak të narkoeurove. Secili shqiptar që merr paratë që i dërgojnë familjarët e vet, merr 20, 30 për qind më pak se sa ato kanë vlerë aty ku nisen”, tha ai.
Lini një Përgjigje