Ky vendim i Lindita Nikollës është karshillëk ndaj vendimit “non grata” të SHBA e Anglisë, por është provë që dy mafiozët Sali Berisha e Edi Rama kanë qenë e janë bashkë në sundimin e Shqipërisë...
Po vazhdojnë efektet e pazarit Rama- Berisha, të bërë fshehurazi në dhjetor 2023, të finalizuar më 14 shkurt 2024 në ditën e Shën Valentinit dhe nënshkruar më 15 mars në 16-vjetorin e Gërdecit, nëpërmjet Bledar Çuçit e Gazmend Bardhit te zyra e krye parlamentares Lindita Nikolla.
Shenja e parë e pazarit, u dha me lidhjen PS- Foltore, pastaj me pëlqimin e Sali Berishës, për të anuluar komisionet e aferave të Edi Ramës, si udhëtimet me çarter, kullat e Alabbar, resortet strategjike, dosjen e Olta Xhackës, dosjen “McGonigal”, gjobën Bechetti 130 milionë Euro etj.
Lidhja e tyre u bë hapur, me bashkimin e votave PS-Foltore në parlament, kur po sipas pazarit Rama- Berisha, u miratuan dy komisione hetimore pa asnjë ndikim si Check-up e Pajisjet Kirurgjikale, duke anuluar komisionet hetimore të hemodializës së Klodian Allajbeut e laboratorëve të Janis Karathanos, ku kanë ortakëri familjet Berisha-Meta.
Por pazari ka vijuar me njohjen zyrtare, që Edi Rama si Kryetar i PS e kryeministër, PS-ja si forcë politike në pushtet dhe krye parlamentarja Lindita Nikolla; pas spostimit të PD-së zyrtare nga partneriteti, po bashkëpunojnë me Foltoren kur ky grupim anti SHBA-BE nuk është parti politike.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka filluar ta regjistrojë e ta paguajë Gazment Bardhin si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, kur as zyrtarisht e as “de facto” nuk ka asnjë lidhje me grupin parlamentar të PD zyrtare, mbasi është përjashtuar prej saj e ka shkuar te Foltorja e Sali Berishës.

Nuk e beson askush, që Lindita Nikolla e ka bërë pa lejen e Bablokut, deklarimin zyrtar e financiar të Gazment Bardhit, si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, por si zbatim të pazarit, që ai ka bërë me “non grata” Sali Berishën, siç veproi 2 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes Çuçi-Bardhi, duke urdhëruar ushtarët e Gjykatës së Lartë të shpallnin vendimin për vulën e PD.
Me këtë certifikim zyrtar të N/kryetarit të Foltores, Gazmend Bardhi, si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, Qeveria dhe PS që drejton Edi Rama e ka shumicën në parlament, ka njohur Foltoren si PD dhe “non grata” Sali Berishën si Kryetar të PD, kur kryetar i PD është Lulzim Basha dhe çështja e vulës është në proces gjykimi.
Vendimi i Lindita Nikollës, është krekosje e 500 mijë lekë më tepër në pagë, zyrë e veçantë, makinë dhe sekretar për Gazment Bardhin. Për Saliun është karshillëk ndaj vendimit “non grata” të SHBA e Anglisë, por është provë që dy mafiozët Berisha-Rama kanë qenë e janë bashkë në sundimin e Shqipërisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje