TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2024, 16:26

Rishfaqen hakerët iranianë, kërcënojnë deputetët me publikimin e e-maileve “sensitive”

Shkruar nga Pamfleti

Rishfaqen hakerët iranianë, kërcënojnë deputetët

Hakerët iranianë të “Homeland Justice” vijojnë të jenë aktivë. Pas sulmeve që bënë pak kohë më parë ndaj INSTAT dhe disa institucioneve të tjera, ata kanë reaguar me publikimin e të dhënave.

Në grupin e tyre në “Telegram”, ata kanë paralajmëruar se do të publikojnë e-mailet e deputetëve. Në fund të 2023 u hakerua faqja e Kuvendit dhe duket se kanë siguruar të dhënat. Kur bënë sulmin para dy vitesh, ata publikun të dhëna nga e-mailet e deputetëve, por duket se kanë siguruar të tjera informacione.

E shkëmbeni dinjitetin për një bandë terroristësh? A ia vlente vërtet? Ju patët mundësinë për një zgjedhje më të mirë: T’u thoshit ‘jo’ terroristëve të Durrësit dhe të jetoni me dinjitet. Nuk doni që email-et e Kuvendit të lexohen nga çdokush apo jo?”, shprehen hakerët.

Në fillim të shkurtit, “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit. Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerave ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë te ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi, që përfshin aksesin edhe në sistemet Back-up.

Lini një Përgjigje