
Sekretari i organizatës OMONIA, Marin Suli, ka hedhur akuza se Fredi Beleri mbahet në burg me një dokument të falsifikuar.
Por deklarata e tij është kundërshtuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili tha se për këtë vendos gjykata.
Sipas Sulit ky është jo vetëm një skandal por edhe një precedent i rrezikshëm. Ai ka thënë më tej se Beleri është shtetas grek ndaj dhe mbrohet nga shteti fqinj.
Gazetari Hoxha, në emisionin Të Paekspozuarit, ka sqaruar se pavarësisht kësaj Beleri është zgjedhur nga qytetarët shqiptarë për postin.
Marin Suli: Ore jeni në terezi apo jo? Po përdoret një dokument i falsifikuar dhe themi nuk është ajo prova. Është skandal.
Artan Hoxha: Këtë e vendos gjykata.
Marin Suli: Është skandal. Do të të bjerë nesër ty dhe mua.
Artan Hoxha: Më ka rënë mua, e kam provuar shumë mirë. S’më erdhi asnjë ambasador mua të më mbrojë.
Marin Suli: Po se s'je shtetas grek.
Artan Hoxha: Pra duhet të jem grek që të më mbrojnë?
Marin Suli: Po z. Beleri është shtetas grek prandaj e mbron Greqia.
Artan Hoxha: Ai është zgjedhur nga shtetasit shqiptar aty, jo nga shtetasit grekë.
Marin Suli: Pa diskutim. Z. Beleri ka dyshtetësi.
Ylli Rakipi: Shtetas grek nga Progonati!
Artan Hoxha: Është shtetas shqiptar.
Marin Suli: Është shtetas shqiptar dhe grek, sepse ka dyshtetësi.
Lini një Përgjigje