TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2024, 18:35

Skandali me Magjistraturën, Berisha: Bosi i mafies shtetërore, Arben Rakipi s’paguan rrogat e studentëve

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me Magjistraturën, Berisha: Bosi i mafies shtetërore, Arben

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi se ka 8 muaj që nuk paguan rrogat e studentëve.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private.

Sipas Berishës, Rakipi në konkursin e fundit shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit.

"Standartet e mafiozit Arben Rakipi! Prej 8 muajve nuk paguajnë rrogat studentëve magjistratë në shkollën e Magjistraturës, sot shkolla private Partisë! Të dashur miq, Arben Rakipi prej vitesh e ka shndërruar shkollën e Magjistraturës në shkollë të bizneseve të tij private. Ky eksponent i zi i korporatës mafioze të drejtësisë së partisë në konkursin e fundit të turpit në një akt mafioz, banditesk, të pandodhur ndonjëherë, shtoi nga xhepi i tij si fitues 52 studentë jashtë të gjitha kritereve zyrtare të konkursit.

Ai paditet sot nga studentë se në kundërshtim flagrant me ligjin nuk ju paguan prej 8 muajve rrogën që ju takon! Dënoj me forcën më të madhe këtë qendrim të këtij bosi të mafies shtetërore dhe ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten “O Sot o kurrë”! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Kam një problem shumë të madh me shkollën e magjistraturës
Kam djalin në vitin e parë për prokuror dhe vajti 8 muaj që nuk i kanë vendosur rrogën. Djali im ka punuar avokat 13 vjet në Tiranë. Jam jashtë mase i shqetësuar se mos më kaloj djali në stres. Kjo ka ndodhur në shkollën e magjistraturës për vitin 2024 viti i parë. Nga 61 prokuror dhe gjykatës 9 veta nuk marrin rrogë prej 8 muajsh", thuhet në postimin e ish kryeministrit.

 

berisha skandal magjistratura arben rakipi studente

Lini një Përgjigje