TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2024, 13:30

Kreshnik Spahiu: Rama nuk shqetësohet çfarë ndodh, ka arritur marrëveshje me grupin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: Rama nuk shqetësohet çfarë ndodh, ka arritur
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestat e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk është i shqetësuar nga këto protesta, pasi nga ato nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Rama nuk është fare i shqetësuar për protestat para bashkisë së Tiranës, pasi nga 12 vite lëvizje ‘Rama ik’ u katandis në ‘Veliaj ik’. Çuditërisht të gjitha kauzat për të larguar Ramën janë shpërbërë janë venitur dhe tani ka vetëm një aksion për të larguar Veliajn. Pse duhet të jetë i shqetësuar Rama kur ka arritur një marrëveshje me grupin e Sali Berishës, ka mundur ta ulë në Parlament? Mendoj se Rama është i lumtur se nga protestat në bashki nuk dëmtohet pushteti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Spahiu.

Pesë protesta janë mbajtur para bashkisë së Tiranës e cila u shoqërua dhe me thirrjet "Lironi Sali Berishen' nga arresti në shtëpi për aferën Partizani.

Edhe potesta e 26 prillit,  e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çanin gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. 

 

kreshnik spahiu rama

Lini një Përgjigje