
Mbledhja e 43 deputetëve të opozitës, në një tryezë të përbashkët ku ishte Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin, përveç se një entuziazmi në ajër, nuk prodhoi asgjë.
I ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Shehi tha se duhet folur për punë konkrete, dhe sipas tij një prej tyre është edhe bashkimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Unë do shkoj në çdo takim që i shërben një lufte opozitare, herën e parë nuk pashë ndonjë gjë që ishte ndonjë hata e madhe, pashë një entuziazëm që kanë ardhur kaq veta, ndërsa grupi tjetër ishte mbledhur në një tjetër hotel, ore do mblidhemi për të bërë ndonjë punë politike, ndryshimi i sistemit është një aksion politik, nëse doni t’i bashkoheni mirë se të vini, a e ka rrugën e sigurt, jo, por është një betejë politike dhe morale, që ne deputetët të na zgjedhë populli dhe jo kryetari”, tha Shehi.
Lini një Përgjigje