TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2024, 15:24

Si mund ta besojmë Sali Berishën kur aktiviteti dhe mediat e tij financohen nga kokaina e “Bana King” dhe trafikantë të Edi Ramës?

Shkruar nga Pamfleti
Si mund ta besojmë Sali Berishën kur aktiviteti dhe mediat e tij
Sali Berisha dhe Edi Rama /

Përveç milionave nga “Bana King”, televizioni i familjes “non grata”, merr miliona lekë dhe nëpërmjet reklamave të hoteleve, resorteve e bizneseve të trafikantëve dhe oligarkëve të lidhur me Edi e Olsi Ramën, Mirel Mërtirin, Erzen Breçanin, Ervin Matën, Ilir Beqjen, Olta Xhaçkën, Bledar Çuçin, Eduard Shalsin e nga “Big Market” i deputetit të PS, Vullnet Sinaj...

Fillimisht, po përmendim tre fakte:

1. Më 31 dhjetor 2021, kur “Bana King” u kap me 119 kg. kokainë, Sali Berisha dhe ‘Foltorja’ e sapo krijuar së bashku me televizionin e Shkëlzenit, deklaruan se trafikanti Trifon Murataj ishte financues i Edi Ramës; por heshtën si me telekomandë, kur “Bana King” u shfaq në mediat e tyre.

2. Më 18 korrik 2021 e 3 nëntor 2022, kur nga kontejnerët “Bana King” u zhdukën 49 arka me kokainë dhe u kapën 35 kilogramë kokainë, Sali Berisha, Foltorja dhe televizioni i familjes “non grata”, nuk thanë asnjë fjalë, ngaqë Trifon Murataj i dërgoi thesin me miliona, nëpërmjet baxhanakut të tij, Anastas Kriqi, komisioner i PD.

3. Prej 1 viti e gjysmë, Sali Berisha, Foltorja dhe televizioni i familjes “non grata”, denoncojnë Olsi Ramën dhe trafikantë të lidhur me “Rilindjen”, por nuk përmendin krye trafikantin në kërkim Trifan Murataj të “Bana King”, madje as faktin që ai u fsheh te kulla e Bashkim Ulajt ngjitur me zyrën e Sali Berishës.

Si mund ta besojmë Sali Berishën kur aktiviteti dhe mediat e tij

Trafikanti Trifon Murataj e ka financuar ilegalisht heshtjen e Sali Berishës, ndërsa tani po e financon publikisht, nëpërmjet reklamës së kompanisë “Bana King” në televizionin e Shkëlzenit.

Reklama e “Bana King”, po transmetohet në çdo 30 minuta, ndërsa para e pas reklamës, denoncohet kokaina e Xibrakës së Olsit dhe e çdo trafikanti që Saliu e quan të  “Rilindjes”.

Ditën e hënë,  televizioni i familjes “non grata”, tha se mbushi 4 vite aktivitet, dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti dhe sa nga bizneset e lidhur me pushtetin dhe nga bota e krimit.

Por realisht, përveç milionave nga “Bana King”, televizioni i familjes “non grata”, merr miliona lekë në dorë edhe nëpërmjet reklamave të hoteleve, resorteve e bizneseve të trafikantëve dhe oligarkëve të tjerë, të lidhur me Edi e Olsi Ramën, Mirel Mërtirin, Erzen Breçanin, Ervin Matën, Ilir Beqjen, Olta Xhaçkën, Bledar Çuçin, Eduard Shalsin etj.

Madje pas marrëveshjes Berisha- Rama, për të lënë jashtë hetimit parlamentar koncesionet e Hemodializës dhe Laboratorëve, ‘Foltorja’ mori miliona nga Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan e Janis Karathono i kompanisë “Pegasus”, ndërsa televizioni i Zenit po financohet nga deputeti i PS, Vullnet Sinaj, nëpërmjet reklamës së “Big Market”./Pamfleti

rama berisha kokaina bana king financa

Lini një Përgjigje