TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2024, 14:45

Tjetër kërkesë për Berishën, Bardhi do të kërkojë sërish futjen e tij në grupin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër kërkesë për Berishën, Bardhi do të

Deputetët e Partisë Demokratike do të tentojnë edhe njëherë të rikthejnë në grupin parlamentar të PD, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për të shmangur çdo interpretim nga ana e kuvendit, mësohet se Gazment Bardhi do të dërgojë në parlament listën me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, përfshi edhe Sali Berishën.

10 ditë më parë Gazment Bardhi i dërgoi Kuvendit vendimin e grupit parlamentar për të anuluar çdo përjashtim dhe për të pranuar si pjesë të grupit çdo deputet që është vetëdeklaruar se i përket partisë demokratike.

Meqenëse lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se i përket Partisë Demokratike, opozita mendoi se kjo mjaftonte për ta përfshirë në grupin parlamentar.

Por Kuvendi vazhdoi ta konsiderojë si deputet të pavarur ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shpjeguar se në fillim të legjislaturës emri i Berishës nuk ishte përfshirë në grupin parlamentar të PD.

gazment bardhi sali berisha kuvendi

Lini një Përgjigje