TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2024, 13:50

Meta vizitë Berishës tek “Rruga e Shpresës”: Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha!

Shkruar nga Pamfleti
Meta vizitë Berishës tek “Rruga e Shpresës”: Moj
Ilir Meta

Pas disa muajsh tubime poshtë banesës së Sali Berishës, që kur u vendos në arrest shtëpie, Ilir Meta më në fund ka paralajmëruar vizitë tek “Rruga e Shpresës” ditën e shtunë në mbrëmje.

Njoftimi u bë vetë nga kreu i PL-së, i cili pritet t’i bashkohet mbështetësve të Berishës në përfundim të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.

“Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën "Për ty Atdhe" me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek "Rruga e Shpresës" me këngën "Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha"!”, njofton Meta në Facebook teksa flet për përgatitjet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.

meta berisha

Lini një Përgjigje