TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2023, 09:10

“Shteti është kapur nga koka tek këmbët”, Tabaku: Si u vodhën 430 mln euro taksa të shqiptarëve nga një grusht pushtetarësh

Shkruar nga Pamfleti
“Shteti është kapur nga koka tek këmbët”,
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish ditën e sotme për skandalin e  inceneratorëve.

Deputetja shprehet se shteti është kapur nga koka tek këmbët dhe se Shqipëria është para një sfide historike për ndryshim.

Sipas saj, pushteti i qeverisë përdoret si maskë për të fshehur të vërtetën, ndërsa thekson se 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve kanë shkuar në një grusht pushtetarësh.

“Parlamenti është kthyer në një sallë ku fatkeqësisht mblidhet vetëm për të mbrojtur interesat e një pakice, e në të paktën 3 rastet e inceneratorëve është kthyer bashkëfajtor. Kjo qeveri dhe mazhorancë e ka ndërtuar sistemin me tarafe dhe korrupsion”, shkruan Tabaku.

"Shqipëria është para një sfide historike për ndryshim!
Skandali i inceneratorëve tregon një shtet të kapur nga koka tek këmbët. Korrupsioni dhe paraja janë përqafuar me pushtetin. Shqipëria po pastrohet vetëm në imagjinatën e mazhorancës, por të vërtetat e inceneratorëve flasin ndryshe. Deri tani, ky skandal u injorua dhe denoncuesit u sulmuan dhe shumica e mediave heshtnin.
Pushteti i qeverisë përdoret dje dhe sot si maskë për të fshehur të vërtetën. Kjo mazhorancë e përkeqësoi situatën duke penguar hetimin parlamentar dje, duke e sulmuar atë e duke bllokuar me çdo mënyrë transparencën siç ndodh me interpelancën!

Megjithëse gjithçka tregonte qartazi se 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve kanë shkuar në një grusht pushtetarësh; përsëri askush nuk dinte; nuk shihte e nuk dëgjonte kur i gjithë shteti ishte zhytur në aferë.
Sistemi i meritokracisë u shkatërrua. Pushteti dhe paratë janë kriteret e vetme për sukses. Parlamenti është kthyer në një sallë ku fatkeqësisht mblidhet vetëm për të mbrojtur interesat e një pakice, e në të paktën 3 rastet e ineneratorëve është kthyer bashkëfajtor. Kjo qeveri dhe mazhorancë e ka ndërtuar sistemin me tarafe dhe korrupsion.
Prandaj për ne është jetike ndryshimi i kësaj gjëndje! Mos i japim më shpresë askujt që vazhdon të mbyllë sytë para korrupsionit, e bën marrëveshje me djallin. Të luftojmë korrupsionin, monopolet, oligarkinë dhe shtetin e kapur. Të ringjallim lirinë, drejtësinë dhe konkurrencën në Shqipëri.
Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhmen ndryshe nga kjo e sotmja. Jo vetëm përmes reflektimit mbi këtë situatë por edhe angazhimit për të marrë pjesë në rrugën drejt një Shqipërie të re.", thotë Tabaku në reagimin e saj.

tabaku skandalin e  inceneratorëve

Lini një Përgjigje