TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 21:02

Gazetari Doçi tregon aferat e familjes Meta: Si Monika tentoi tu vendoste gjobë gjermanëve për landfillin e Vlorës!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari Doçi tregon aferat e familjes Meta: Si Monika tentoi tu vendoste

Gazetari Adriatik Doçi, teksa ka folur për implikimin e Arben Ahmetajt dhe Ilir Metës në çështjen e inceneratorëve, tregoi një rast kur ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tentoi t’i vendosë gjobë gjermanëve që kanë nën zotërim landfillin e Vlorës.

“Landfilli i Elbasanit dhe i Vlorës kanë të njëjtin kapacitet, vetëm se ai i Vlorës është tre herë më i shtrenjtë. Landfillin e Vlorës e kanë bërë gjermanët. As PD-ja dhe as Meta nuk e kanë sulmuar landfillin e Vlorës. Veç një herë tentoi të flasë Monika Kryemadhi dhe mori një sinjal nga gjermanet që janë ata në landfill dhe e kontrollojnë ata, nuk mund të vendosin gjobë dhe të bëjnë pazare. Që atëherë nuk folën me dhe nuk flasin sot. Është e njëjta kompani me të Elbasanit dhe është e kontrolluar nga gjermanet. Këto janë disa të vërteta që mbulohen nga tymnaja që hidhet çdo ditë”, u shpreh Doçi.

Lini një Përgjigje