TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 17:44

“Mjerë populli për atë Parlament”, Maliqi propozon hetim pasuror për politikanët: Kush s’i justifikon pronat, t’i sekuestrohen

Shkruar nga Pamfleti

“Mjerë populli për atë Parlament”, Maliqi propozon

Ish-kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka propozuar hetim pasuror për të gjithë politikanët dhe sekuestro të pasurive për ata që nuk i justifikojnë dot.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi shprehet se nëse duam një shtet ligjor kjo nismë duhet të vihet sa më shpejtë në jetë, pasi sipas tij politika është e mbushur me hajdutët, të paaftët, servilët dhe të korruptuar.

Hetim pasuror politikanëve dhe sekuestro nëse duam shtet ligjor. Kur flet për popullin, Ministra e Deputetë mbajnë veshët përpjetë! Kur i servilosesh Qeverisë duartrokasin! Mjerë populli për atë Parlament dhe ata Ministra! Vjedhje, abuzime, korrupsion, aktrime, mashtrime dhe votime kundër interesave të vendit. Dyfishuan rrogat e Deputetëve dhe Ministrave, se nuk ju dalin miliardat!! Pse nuk bëjnë Vetingun e politikanëve? Pse nuk bëjnë hetim pasuror të Deputetëve, ish-Deputetëve, Ministrave, ish-Ministrave, Drejtorëve, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarëve të Bashkive dhe ish-Kryetarëve të Bashkive apo të ish-Komunave, duke filluar nga vet unë! Kam qenë dhe mbetem i hapur! Na mbytën hajdutët, të paaftët, servilët dhe të korruptuarit! Po nuk i ndëshkojë Drejtësia do i ndëshkojë haka e popullit dhe Zoti”, shkruan ai.

maliqi hetim pasuror politikanëve

Lini një Përgjigje