TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 13:51

PSD-ja e Tom Doshit merr kreun e Këshillit të Qarkut në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

PSD-ja e Tom Doshit merr kreun e Këshillit të Qarkut në

Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër mes PS dhe PSD, ka sjellë në krye të këtij organi të qeverisjes vendore Marina Duhani, përfaqësuese e PSD- së.

Në mbledhjen e sotme të konstituimit, Duhani ka marrë 19 nga 22 votat e anëtarëve të Këshillit të Qarkut, përfaqësues të 5 bashkive: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau- Dejës, Fushë Arrëz.

PSD e Tom Doshit ka kërkuar dhe ka marrë këtë pozicion, i cili më tepër është honorifik nisur nga kompetencat e reduktuara që ka Këshilli i Qarkut Shkodër.

Në nivel qarku, PSD mori 37 këshilltarë në 5 bashki, një më shumë se PS- ja.

E diplomuar në Spanjë për tregti ndërkombëtare, me eksperiencë pune me disa shoqata, Marina Duhani zëvendëson Hulmi Laktin e PS- së, i cili e drejtori 4 vitet e fundit këtë organ të qeverisjes vendore.

Zgjedhjen e Duhanit e kishte paralajmëruar që para më shumë se një muaji. Arritja e kompromisit politik u bë shkak për shtyrjen e mbledhjes së konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

 

psd-ja merr kreun e këshillit të qarkut në shkodër

Lini një Përgjigje