
Pak ditë pasi Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paditi ish kryeministrin Sali Berisha për shpifje, avokati i ish kryeministrit Ivi Kaso ka kërkuar të rrëzohet kërkesa e tij.
Ndërkohë, avokati i Ballës kërkoi fillimisht njohjen e plotë me materialin e paraqitur nga palët e akuzuara paraqitjen e plotë të provave në të cilat janë referuar palët e akuzuara.
Seanca e radhës do të mbahet më 28 korrik në GJKKO.
Berishën e ka paditur për shpifje pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës.
Gjatë seancave plenare, Sali Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj Taulant Ballës për përfshirjen në eleminimin e avokatit Ravik Gurra.
“Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet, prokurorin që fshiu regjistrimet e ke graduar në detyrë. Dhe së bashku me ty në parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të kishte kapur në lidhje me bandat dhe në porosi vrasjesh dhe e eleminove”, është shprehur Berisha.
Lini një Përgjigje