Ditën e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është miratuar nen për nen projektligji për kanabisin.
Deputetët socialistë rrëzuan propozimin e Erion Braçes në komisionin e Ekonomisë që të përcaktohet hapësira që do të shfrytëzohet për kanabisin industrial.
Kjo, pasi morën shpjegimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Bujqësisë i cili tha se: “Mendoj që nuk duhet të përcaktohet te ligji. Projektligji parashikon që është këshilli i ministrave i autorizuar për kufizimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi.”
Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”.
Me qëllim që te agjencia të punësohen vetëm personat që kalojnë procesin e verifikimit, përmes një procesi që lidhet me kriterin e integritetit moral e specifika të tjera si dhe propozimi që “për t’u pajisur me licencë''' subjekti i interesuar paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një vlerë 100 mijë lek të reja, e pakthyeshme.
Mësohet se të enjten projektligji do të kalojë për votim në Kuvend.
Këshilli i Ministrave miratoi në 16 qershor 2023 projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.
Në ligj është vendosur një kufizim sa i takon sipërfaqes maksimale të tokës që mund të kultivohet me kanabis. Konkretisht, sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.
Gjithashtu, sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Ky kufizim pritet të ndezë një luftë të fortë mes kompanive për t’u pajisur me licencë.
Lini një Përgjigje