TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2023, 14:20

Drafti për studentët e Mjekësisë, Komisioni për Edukimin miraton mes debatesh projektligjin

Shkruar nga Pamfleti
Drafti për studentët e Mjekësisë, Komisioni për
Komisioni i Edukimit

Mes debateve dhe akuzave, Komisioni i Edukimit ditën e sotme ka miratuar projektligjin për studentët e mjekësisë.

Me 9 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit publik kalon projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, për t’iu bërë thirrje ligjvënësve që të mos e votojnë të enjten projektligjin që i detyron të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri, dhe më pas të pajisjen me diploma.

Të shqetësuar ata kanë theksuar se një pjesë e konsiderueshme e kolegëve të tyre kanë marrë masa për të shmangur vendimin e qeverisë, duke u transferuar që tani në universitetet private, me qëllim që të mos iu bllokohet diploma.

Pas konsultimit në komisione parlamentare pritet që në seancën e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.

Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta, detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit mbi 10 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.

komisioni i edukimit drafti për studentët e mjekësisë

Lini një Përgjigje