TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2025, 21:33

“Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar”, Bushati: Një rend i ri global po vjen

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar”,

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati komentoi zhvillimet e fundit ndërkombëtare që kulmuan me konfliktin Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA.

Bushati u shpreh se këto zhvillime dëshmojnë se rendi global liberal nuk ekziston më dhe kjo sipas tij duhet t’i bëjë shqiptarët të jenë më të vëmendshëm.

Ai që ne e konsideronim si rendi global liberal nuk ekziston më, tani jemi në një situatë amorfe ku rendi i vjetër nuk ekziston më por një rend i ri është në krijim e sipër. Por nuk e dimë kush është ai. Ne shqiptarët në radhë të parë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të shqetësuar për çfarë po ndodh sepse jemi përfitues nga rendi global i bazuar mbi parimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Pa këtë rend dhe pa ndërhyrjen e amerikanëve mbi bazën e ca principeve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk do kishim Kosovën të pavarur, nuk do kishim Shqipërinë në NATO”, tha Bushati në emisionin ‘Now në Euronews Albania’.

 

Lini një Përgjigje