TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2023, 14:38

"Shkodra është lodhur së qeni arenë politike", Benet Beci: Synojë të ndryshoj qytetin me një plan konkret pune

Shkruar nga Pamfleti

"Shkodra është lodhur së qeni arenë politike",

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci i është përgjigjur akuzave të rivalit të tij demokrat për mungesë programi lidhur me zhvillimin e qytetit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Beci tha se programi i tij është një plan konkret pune, fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. Ai shtoi se gara për Shkodrën nuk është çështje artikulimi politik, por një zgjedhje mes zhvillimit dhe moszhvillimit.

Shkuarja në çdo rrugë dhe rrugicë ku njerëzit tregojnë problemet e tyre është si fillimi i punës, jo kërkesë e votës. Programi im është fryt i eksperiencës mbi 15 vjet në transformimin e qyteteve. Është një plan pune për një gjë që di ta bëj se e kam bërë gjithmonë. Në artikulimin tim unë nuk kam artikulim politik se Shkodra është lodhur së qeni arenë politike. Beteja është mes zhvillimit dhe moszhvillimit. Ajo që ka përfunduar sot në Shkodër është mospërqasja drejt zhvillimit dhe fokusomi në diskutimin për betejën dhe ankesat”,  tha Beci.

beci shkodra 14 maji

Lini një Përgjigje