TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2024, 13:39

SHBA i kërkon Edi Ramës largimin e bizneseve ruse; Oleg deripaska vazhdon të jetë “Investitor Strategjik”

Shkruar nga Pamfleti
SHBA i kërkon Edi Ramës largimin e bizneseve ruse; Oleg deripaska
Edi Rama dhe Oleg Deripaska /

Oligarku rus Oleg Deripaska, është sanksionuar nga SHBA; por 2 vite pasi u sanksionua, kryeministri Edi Rama e shpalli “Investitor Strategjik” dhe i dhuroi 800 hektarë tokë pronë shtetërore në Divjakë, ndërsa bashkë me grupin “McGonigal-Neza-Duçka”, ka marrë PPP për 6 HEC-e, 3 zona nafte e miliona euro tenderë rindërtimi…

Shtatë muaj më parë, Babloku krijoi komisionin e posaçëm parlamentar “Braçe”, me objekt kundër ndikimit rus në media, por koha do të tregojë, se ky komision nuk është gjë tjetër, veçse një marifet për të bllokuar mediat që denoncojnë aferat korruptive dhe lidhjet e kupolës së pushtetit me botën e krimit.

Madje kryetari Erion Braçe, urdhëroi SPAK-un, që të hetojë disa media jo qeveritare, të cilat Babloku i ka “piketuar” sikur bëjnë propagandën e Rusisë në Shqipëri.

Por faktikisht, është kryeministri Edi Rama, i cili bashkëpunon, bën pazare, licencon, favorizon me asete shtetërore dhe mbron oligarkinë ruse të Putinit, me vendime qeverie e të agjencive që varen prej tij.

Sot po publikojmë një provë, që vërteton se kryeministri Edi Rama i ka dhënë oligarkut mafioz rus Oleg Dripaska, lejen për investitor strategjik dhe 800 hektarë tokë në Karavasta të Divjakës, ku deputet është Erion Braçe, kryetari i komisionit të anti-dezinformimit rus.

SHBA i kërkon Edi Ramës largimin e bizneseve ruse; Oleg deripaska

Nuk është dezinformim por fakt, kërkesa e SHBA drejtuar kryeministrit Edi Rama në muajin mars 2022 pas sulmit rus kundër Ukrainës, për të ndaluar, bllokuar, anuluar dhe larguar bizneset ruse nga Shqipëria.

Por kryeministri Edi Rama, nuk e anuloi statusin “Investitor strategjik” dhe nuk ia hoqi 800 hektarë tokë shtetërore, që i ka dhënë oligarkut mafioz rus Oleg Deripaska, me Vendim nr. 6/4, 19 prill 2018 dhe Vendim nr. 6/9, datë 24 qershor 2020 të Komitetit te Investimeve Strategjike, firmosur nga vetë ai.

SHBA i kërkon Edi Ramës largimin e bizneseve ruse; Oleg deripaska

Në tetor 2022, në shkurt e dhjetor 2023 dhe në muajin qershor 2024, SHBA i kërkoi përsëri kryeministrit Edi Rama, t’i anulonte oligarkut Oleg Deripaska, lejen e biznesit, titullin ‘investitor strategjik’ dhe t’i hiqte 800 hektarë tokë që qeveria ia ka dhuruar në Divjakë.

Por Babloku nuk po ia anulon lejen e statusin “Investitor strategjik” dhe po ia lë sipërfaqen e tokës, duke vazhduar bashkëpunimin e tij e të qeverisë shqiptare, me oligarkinë ruse që financon sundimin dhe agresionin ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Sa për kujtesë, oligarku rus Oleg Deripaska, ka qenë pjesë e grupit “MeGonigal-Neza-Duçka” që kanë marrë PPP për 6 HEC-e e për 3 zona nafte, dhe shumë tenderë për shërbime sigurie në “Albcontrol” e miliona Euro për rindërtim pallatesh në zonat e tërmetit./Pamfleti

 

oleg deripaska edi rama investitor strategjik

Lini një Përgjigje