TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2024, 10:26

Socialistët e Dibrës, revoltë ndaj Ramës: Largo kriminelët; Blendi Klosi, zgjidhje emergjente

Shkruar nga Pamfleti

I alarmuar Rama ka dërguar në Dibër numrin dy të PS-së, Blendi Klosin, që të zgjidhë situatën, të cilën Blendi Gonxhe nuk e zgjidhi dot, pasi u rraf me shpulla nga Ymer Lala i Bablokut...

Socialistët e Dibrës, revoltë ndaj Ramës: Largo

Dërgimi i Blendi Klosit si shef qarku i Partisë Socialiste në Dibër, është vendosur nga Edi Rama, pasi ka konsultuar sondazhet që rezultonin një humbje të thellë në qarkun verilindor.

Edi Rama bën sondazhe të shpeshta, qark më qark, e për këtë mësohet se ka pajtuar disa nga kompanitë nga më të mira në treg, të cilat kanë konstatuar një pakënaqësi të madhe në Dibër.

Largimi i Belinda Ballukut me mendimin që atje do të katapultojë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, nuk i rezultoi efektiv Bablokut. Ministri edhe stafin në ministri e zgjodhi për fushatën e Dibrës, duke u fokusuar kryesisht te Golloborda,

Por siç duket, sinjalet që erdhën nga baza nuk ishin të mira. Madje në Bulqizë dhe Peshkopi, ishte gati të votohet opozita vetëm nga inati i kriminelëve, tek të cilët është mbështetur PS, dhe kryesisht Babloku.

Madje disa aktivistë të vjetër socialistë janë larguar si pasojë e përplasjes edhe fizike me të fortët e lidhur me Ramën, ku natyrisht diferencën e bën ai që e ka pagëzuar me nofkën ‘Babloku’.

I alarmuar Rama ka dërguar në Dibër numrin dy të PS-së, Blendi Klosin, që të zgjidhë situatën, të cilën Blendi Gonxhe nuk e zgjidhi dot, pasi u rraf me shpulla nga Ymer Lala i Bablokut.

Klosi po mundohet të ndryshojë situatën, por kërkesa nga baza ka qenë e qartë; jo më deputetë nga Tirana, t’i zgjedhim nga territori.

Në Bulqizë ka një revoltë të hapur, pasi Rama nuk ka pasur asnjëherë një përfaqsues të zonës, por ka importuar gjithnjë njerëz nga Mati e Peshkopia.

Në sondazhin e fundit thuhet se Bulqiza, Zërqani dhe Shupenza është gati të zgjedhë këdo që të dalë si përfaqësues, por jo një të importuar nga Tirana. Ndaj Rama ka katapoltuar atje Blendi Klosin, i cili po mundohet ta rikthejë situatën, edhe pse e ka të vështirë. Komuniteti i Bulqizës po kërkon një kandidat që ta njohë territorin e të mos flasë si në përralla për një zonë turistike, kërkon një kandidat të tregojë çdo bëhet për minierën, sot që kromi është në kulm në bursat ndërkombëtare. E njëjta situate paraqitet edhe në Peshkopi. Revolta me Blendi Gonxhen, i cili u importua si vendas ishte e madhe, aq sa në një sofër dibrane është tallur aq shumë, sa e kanë poshtëruar. Ndaj i kërkoi Edi Ramës ta largojë menjëherë nga Dibra. Rama dërgoi Klosin si një zgjidhje emergjence, pasi sipas statistikave të fundit komuniteti dibran është i dyti në Tianë dhe gjithashtu shumë i shpërndarë në diasporë.

Rama mori lavdrim Krashin në 2021 nga Britania e Madhe, por e e mbajti larg, madje duke nënkuptuar edhe mos kandidimin. Ishte pikërisht ky qendrim i Ramës që solli revoltën e të majtëve në Dibër, të cilët kanë qenë votues korrekt i socialistëve por që sipas sondazheve të fundit kishin bërë të ditur se nuk do të lejonin më import nga Tirana./Pamfleti

 

blendi klosi blendi gonxhe socialistët e dibrës kriminelët revolta kundër ramës

Lini një Përgjigje