TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2024, 21:30

Pse SHBA ‘siluroi’ Berishën? Dashamir Shehi zbulon sekretet, VanHorn takime të fshehta me deputetë të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Pse SHBA ‘siluroi’ Berishën? Dashamir Shehi zbulon sekretet,

Dashamir Shehi zbulon prapaskenat: Jemi thirrur në takime nga Ambasada e SHBA!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën sot me një reagim të fortë sa i takon procesit zgjedhor dhe gjendjen ku ndodhet opozita. Ambasada e bëri të qartë se Berisha nuk mund të jetë e ardhmja dhe ata nuk do të kenë asnjë kontakt me një person “non grata”.

Në reagimin e të dërguarës së SHBA thuhej se ajo ka pasur takime me përfaqësues të ndryshëm të opozitës.

Në publik nuk është se kemi parë shumë takime, teksa pati pikëpyetje se pse erdhi sot ky reagim. Ai që ka hedhur më shumë dritë është kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili tha se ambasada e SHBA ka pasur takime informale me shumë eksponentë të opozitës, përfshirë dhe atë vetë.  

Na kanë takuar edhe ne në Ambasadën e SHBA, njësoj si këta. Por këta bëjnë zhurmë, ndërsa ne nuk bëjmë zhurmë si këta. Kur të ftojnë në shtëpi, nuk dalin jashtë shtëpisë muhabetet që bëhen.

E njëjta situatë është. Ne e kemi bërë të qartë se këto probleme janë. Problemi jonë, që nuk është i këtyre zotërinjve, është ligji zgjedhor, që ne e quajmë dhunim të demokracisë.

PS dhe PD puqën votat për t’i zënë fushën të tjerëve. Ne e kemi çuar deri në Gjykatë Kushtetuese. Më shumë se kaq nuk kemi se çfarë të bëjmë, se matanë gjykatës vetëm Zoti është”, tha Shehi në një emision.

Vetë e dërguara e SHBA u shpreh në reagimin e saj se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.

Lini një Përgjigje